Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Zyrtari i lartë i Policisë denoncohet nga bashkëshortja për dhunë sistematike

QIKA 19.4.2024

Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës Riza Murati, po akuzohet nga gruaja e tij për dhunë në familje. F. Murati në një rrëfim për Nacionale, ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj. Rastin për dhunë e kishte raportuar në mars të këtij viti ku më pas gjykata ka lëshuar edhe urdhërin mbrotjtës ndaj Riza Muratit.

Inspektorati Policor i Kosovës është duke vazhduar hetimet për rastin e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati.

Vrasja e Eronës në Ferizaj dhe e Xhulietës në Pejë, brenda pak ditëve, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë znj. F, që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë, raporton Sinjali.

Autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si Drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog, është shprehur F.M.

“Një muaj kam qenë e vetme duke e kërku të drejtën time, duke mos marrë përgjigje për shkak se i njejti ka lidhje. Më ka thënë kam inspektorë, kam prokurorë” – thotë ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar urdhërin mbrojtës F.M. Në Aktvendimin thuhet: “Urdhërohet pala përgjegjëse Riza Murati nga Mitrovca, që të ndërpresë dhe të mos përsërisë asnjë veprim të dhunshëm ndaj palës së mbrojtur”. Tutje aty i ndalohet të njejtit t’i afrohet më shumë se 50 metra në ambiente publike si dhe 100 metra nga vendbanimi i saj.