Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

480 gra kanë raportuar dhunë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre brenda këtij viti

QIKA 11.8.2022

Shumica dërrmuese e kryerësve të dhunës në familje në Kosovë janë burra. Sipas të dhënave që ka mbledhur dhe përpunuar QIKA përmes projektit 1 ≠ 1, vetëm në tetë muajt e fundit në Policinë e Kosovës, 480 gra kanë raportuar dhunë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre, 160 gra janë sulmuar nga familjarë të tjerë burra, dhe 43 gra janë sulmuar nga ish-bashkëshortët apo ish-partnerët.

Dhuna në familje nuk është si format tjera të dhunës, është fenomen gjinor që lidhet ngushtë me pabarazitë strukturore gjinore mes burrave dhe grave. Rrjedhimisht, edhe mënyra se si merremi me kryesit e dhunës duhet të jetë e bazuar në një qasje gjinore. Konventa e Stambollit, pjesë e Kushtetutës së Kosovës që nga viti 2020, nënvizon se një qasje neutrale gjinore nuk mund të ketë sukses në parandalimin e dhunës në familje. Konkretisht, Neni 16 i Konventës kërkon që secili shtet, përfshirë Kosova, të krijon programe parandaluese dhe trajtuese të kryesve të dhunës në familje me qasje gjinore. Vetëkuptohet që këto programe nuk duhet të zëvendësojnë ndëshkimin penal, mirëpo të përdoren në të njëjtën kohë.

Në Kosovë momentalisht nuk ekzistojnë programe të trajtimit të kryesve të dhunës në familje me qasje gjinore, ashtu siç kërkohet nga Konventa e Stambollit. Mbizotëron një fokusim i limituar në individë me probleme të varësisë ose shëndetit mendor. Mirëpo studimet ndërkombëtare, vendore, si dhe të dhënat e publikuara nga QIKA në kuadër të projektit 1≠1 tregojnë që kryesit e dhunës në familje nuk janë kryesisht personat me probleme të shëndetit mendor ose me varësi, janë burra me prapavija të ndryshme sociale dhe ekonomike.

1 ≠ 1 është pjesë e Judicial Dig Data Challenge mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC).

________

480 women have reported violence from their spouses or partners during this year

The staggering majority of domestic violence perpetrators in Kosovo are men. According to the data collected and processed by QIKA through the project 1 ≠ 1, only within the last eight months, 480 women have reported abuse from their spouses or partners to the Police of Kosovo. 160 women have been assaulted by other men relatives, whereas 43 women have been attacked by their ex-husbands or ex-partners.

Domestic violence is not like other types of violence and is a phenomenon closely related to the structural gender inequalities between men and women. Therefore, even the way we address perpetrators of domestic violence demands a gender sensitive approach. The Istanbul Convention, part of Kosovo’s Constitution since 2020, underlines that a neutral approach in regard to gender will inherently compromise every endeavor to prevent domestic violence. More specifically, Article 16 of the Convention urges every country, including Kosovo, to develop gender-sensitive preventive and corrective programs for domestic violence perpetrators. It goes without saying that such programs should not replace penal punishment, but be implemented simultaneously to it.

Gender-sensitive treatment and rehabilitation programmes, as required by the Istanbul Convention, are yet to be developed in Kosovo. A limited focus on addiction and mental health dominates the ways in which domestic violence perpetrators are addressed. On the contrary, international and local studies in addition to the data published by QIKA through 1 ≠ 1 indicate that perpetrators of domestic violence are not predominantly individuals who suffer from addiction or mental illnesses, but rather are men of various social and economic backgrounds.

1 ≠ 1 is part of Judicial Dig Data Challenge powered by Millennium Foundation Kosovo (MFK) and Millennium Challenge Corporation (MCC).