Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

50 vjetori i Maratonës së Bostonit

QIKA 22.4.2022

Peres Jepchirchir festoi 50 vjetorin e Maratonës së Bostonit duke e fituar garën e cila u mbajt në Ditën e Patriotëve, e cila ishte dita tradicionale e Maratonës.  Përgjatë garës, Jepchirchir sfidohej nga kampionia e garave olimpike, Ababel Yeshaneh. Mirëpo Jepchirich fitoi garën në 2 orë e 21 minuta e 1 sekondë. Ajo arriti 4 sekonda më herët se rivalja e saj.

Gara e këtij viti shënoi 50 vjetorin e fitores së Nina Kuscsik si fituesja e parë grua. Gratë e para që guxuan të provonin vrapimin u përballën më një sërë thirrjesh e talljesh, pengesa administrative, duke eskaluar deri në dhunë fizike nga një organizatë që fillimisht ishte krijuar për të inkurajuar ndjekjen e ‘’sportit burrëror’’. Edhe pse gratë nuk ishin të mirëpritura deri në vitin 1972, Bobbi Gibb njihet si gruaja e parë që vrapoi në Boston, duke e përfunduar garën e vitit 1966 midis vrapuesve të tjerë jozyrtarë të njohur ndryshe si banditë.

Kurse tifozët shprehnin përkrahjen e tyre me flamuj kaltër e verdh për ukrainaset që ishin në garë. Ndërsa atletet nga Rusia dhe Bjellorusia u përjashtuan nga gara si kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Atletike të Bostonit, Tom Grilk, u shpreh se do të ofroj gjithçka për ukrainasit vetëm që të arrijnë në Boston ‘’Le të vrapojnë këtë vit, apo vitin tjetër. A dëshirojnë diçka tjetër? Çfarëdo qoftë ajo. Nuk ka asnjë grup tjetër që ne duam të i ndihmojmë më shumë”, u shpreh ai.

Ky lajm është përkthyer nga Arianita Kçiku në kuadër të programit të praktikës.