Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

78% e grave janë përgjegjëse për furnizimet shtëpiake në familjen e tyre

QIKA 26.4.2023

Numerator, kompani hulumtimesh që analizon të dhënat e blerjeve përmes anketave për të kuptuar ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve, së fundmi ka publikuar një hulumtim të ri për konsumatorët. Hulumtimi ka treguar se gratë janë blerëset më të shpeshta të produkteve që kanë në target burrat. Hulumtimi poashtu ka zbuluar se mbi tre të katërtat e grave raportojnë të jenë personi përgjegjës për kryerjen e pazareve në familjen e tyre. E megjithatë, shumë brende vazhdojnë të fokusohen te burrat si konsumatori kryesor.

Ndër të tjera hulumtimi tregon se:

  • Gratë janë 57% e blerëse të video lojërave, 58% e mjeteve elektrike, 67% e brisqeve dhe deodorantëve për burra;
  • 37% e blerëseve të mjeteve elektrike mësojnë se si të përdorin ato mjete përmes videove udhëzuese dhe rrjetet sociale;
  • Pothuajse një e treta (31%) e grave që blejnë pluhur proteinash kërkojnë burime proteinike të përftuara në mënyrë alternative. Arsyet kryesore për blerje përfshijnë opsione më të shëndetshme (60%), kufizime dietike (37%), shije më të mirë (20%) dhe kujdes ndaj mjedisit (20%);