16 vjeçarja, Maayan Segal, lansoi versionin e dytë të pakos së kartave të lojës që përmban llojllojshmëri etnike dhe gjinore të vizatimeve.
Në versionin e parë të “Queeng” mbretëresha dhe mbreti morën vlera të njëjta, dy nga xhandarët u bënë princesha si dhe xhokeri u dizajnua si grua. Ky version u lansua para tre vitesh dhe shiti mbi 50,000 pako.
Sidoqoftë, përveç lëvdatave për punën e bërë, Segal pranoi edhe sugjerime për përmirësimin e mëtutjeshëm të kartave. Kështu së bashku me babain e saj që është edhe bashkëthemelues i “Queeng”, nisën punën për versionin e dytë.
Së pari ata tentuan të zbehin hierarkinë në kartat e lojës. Në pakon e re “Monarkët”, të cilët mund të jenë gra ose burra, zëvendësuan mbretin. “Dukesha” ose “Duka” zëvendësuan ish-mbretëreshën, si dhe “Princesha” ose “Princi” zëvendësuan Xhandarin. Këto karta poashtu shpërfaqin llojllojshmëri racore dhe etnike, raporton CNN.
“Ne u kthyem sërish në tavolinën e vizatimit dhe filluam nga e para. Donim të krijonim një pako e cila vërtetë paraqet botën tonë dhe vlerëson gamën e bukur të kulturave dhe paraqitjeve” kishe shkruar ajo.