Kadetja e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Iliriana Bunjaku u shpërblye me çmimin Shpata Ndërkombëtare i cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.
Ministria e Mbrojtjes sot njoftoi se “Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.”
“Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu”, thuhet ndër të tjera.