Sot u mbajt protesta paqësore në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, ku u protestua kundër dhunës dhe vrasjes së grave.
Gratë protestuese dënuan vrasjen e Lirije Qerimajt në Llaushë, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Protesta është organizuar nga Organizata jo qeveritare “Gratë Intelektuale të Drenicës”, transmeton Telegrafi.
Lirije Qerimaj u vra para dy ditësh në Llaushë të Skenderajt, vrasjen e kreu bashkëshorti i saj.