Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protestojnë gratë në Skenderaj, dënohet vrasja e Lirije Qerimajt

QIKA 7.1.2022

Sot u mbajt protesta paqësore në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, ku u protestua kundër dhunës dhe vrasjes së grave.

Gratë protestuese dënuan vrasjen e Lirije Qerimajt në Llaushë, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Protesta është organizuar nga Organizata jo qeveritare  “Gratë Intelektuale të Drenicës”,  transmeton Telegrafi.

Lirije Qerimaj u vra para dy ditësh në Llaushë të Skenderajt, vrasjen e kreu bashkëshorti i saj.