Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aksion simbolik kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës

QIKA 31.5.2021

Sot, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, u organizua aksioni simbolik nën sloganin “DU studime PA ngacmime”. Ky aksion është organizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, Rrjeti i Grave të Kosovës, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim, QKSGJ – Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si dhe nga përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile.

Rregullorja për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimet Seksuale brenda Universitetit të Prishtinës u miratua më 11 maj të këtij viti dhe vlen për personelin akademik, jo akademik dhe administrativ. Kjo rregullore u miratua si rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme të aktivistëve, shoqërisë civile dhe studentëve të cilët e shohin si hap tejet të rëndësishëm për zhvillim të mëtutjeshëm.

Ngacmimet seksuale duhet të ndalohen në secilin institucion dhe nga secili individ në mënyrë që të kemi një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.