Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivistet feministe organizojnë aksion simbolik në Gjilan

QIKA 17.6.2021

Natën e mbrëmshme, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist realizoi aksionin simbolik të radhës në qytetin e Gjilanit. Muret u mbushën me shkrime feministe që e kundërshtojnë̈ dhunën e shumëfishtë̈ ndaj vajzave dhe grave në Gjilan dhe përtej.

“Përmes denoncimit të patriarkalitetit si sistem i cili i dhunon vajzat dhe gratë̈ përmes dominimit burrëror dhe mirëmbajtjes së strukturave shtypëse, aktivistet gjilanase dhe Kolektivi dhanë̈ mesazhe që rezistenca e përbashkët do të vazhdojë, deri sa të ketë̈ siguri dhe drejtësi për të gjitha vajzat dhe gratë̈”, thuhet në njoftimin e kolektivit.