Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Alexandria Ocasio-Cortez kundërshton vendimin e udhëheqësit të Teksasit mbi abortin

QIKA 9.9.2021

Kongresistja demokrate e New York, Alexandria Ocasio-Cortez, së bashku me partiakët e saj kanë dënuar injorancën e thellë të Greg Abbott, pasi ky i fundit si udhëheqës i Teksasit ka shtyrë përpara ligjin e ri kundër abortit, duke shprehur se nëse një shtatzëni ndodhë për shkak të incestit apo përdhunimit ka mjaftueshëm kohë për të abortuar.

Ligji i cili hyri në fuqi më 1 shtator është masa më ekstreme kundër abortit në SHBA dhe në thelb ndalon shumicën e aborteve, duke mos përjashtuar këtu as përdhunimin ose incestin.

Kur u pyet nga një gazetar të martën se pse ai po detyron që “një shtatzëni nga përdhunimi apo incesti të vazhdojë”, Abbott mohoi se kjo deklaratë është e vërtetë, duke thënë se ligji nuk e kërkon një gjete tillë sepse ai siguron të paktën gjashtë javë që një person të jetë në gjendje të abortojë.

Cortez vazhdoi të shpjegojë biologjinë bazë rreth shtatzënive dhe se shumë shtatzëni shpesh nuk zbulohen deri në javën e gjashtë. Ajo tha: “Në rast se askush nuk e ka njoftuar atë më parë në jetën e tij, do të doja ti tregoja se gjashtë javë në shtatzëni do të thonë dy javë vonesë në ciklin menstrual. Dhe dy javë me vonesë në cikël, për çdo person me cikël menstrual, mund të ndodhin për shkak stresit, ndryshimeve në dietë, ose pa ndonjë arsye. Kështu që ju nuk janë gjashtë javë në dispozicion. “

“Ai flet në këtë mënyrë për shkak të injorancës së tij, e në këtë rast nuk është në pyetje vetëm injoranca e tij por edhe dëmtimi që kjo injorancë po ua shkakton njerëzve të tjerë”, tha Cortez.