Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Amazon është paditur nga pesë gra për shkak të diskriminimit racor dhe ngacmimeve seksuale

QIKA 20.5.2021

Pesë gra kanë ngritur padi kundër kompanisë Amazon këtë të mërkurë. Këto gra kanë punuar në departamente të ndryshme të kompanisë. Sipas tyre menaxherët e tyre i kanë ngacmuar seksualisht, kanë përdorur gjuhë seksiste dhe diskriminuese.

“Zezak”, “Latinët janë të shpifur”, “Nuk ke nevojë të bëhesh një zezake nevrike” janë disa nga shprehjet e përdorura nga menaxherët burra të bardhë drejtuar kolegeve të tyre. Kjo ndikoi që kompania të paditet për diskriminim gjinor e racor.

Dy gra kanë lënë punën në kompani, ndërsa tri të tjera punojnë ende aty. Ky rast po përcillet nga firma ligjore Widgor LLP. Partnerët e kësaj firme ligjore, Lawrence M. Pearson dhe Jeanne M. Christensen, pohuan se gratë dhe punëtorët me ngjyrë në të gjitha njësitë e Amazonës janë ankuar për ngacmim dhe diskriminim.

Zëdhënësi i kompanisë Amazon, mohon të kenë ndodhur raste të tilla në këtë kompani dhe se nuk është gjetur asnjë provë për akuzat në fjalë, raporton The Verge.