Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Burgosja e grave shtatzëna po rrezikon jetën e tyre dhe të foshnjave në Angli

QIKA 20.1.2022

Përgjatë tri viteve të fundit, dy foshnja të porsalindura kanë vdekur brenda burgjeve të Anglisë. Në shtator të vitit 2019, një grua lindi e vetme në qeli dhe si pasojë foshnja e saj vdiq, ndërsa në vitin 2020 një foshnjë lindi e vdekur.

Shumë vende, duke përfshirë Rusinë, Brazilin, Meksikën dhe Kolumbinë kanë tashmë ligje për të parandaluar burgosjen e grave shtatzëna. Tani është koha që edhe Britania e Madhe të ndjekë të njëjtin shembull. Gjykatat angleze duhet të përdorin alternativa të tjera të dënimit për gratë shtatzëna.

Një hulumtim i realizuar për gratë shtatzëna në burgjet angleze, tregon se burgimi i tyre është jo-proporcional, mizor dhe i panevojshëm. Në anketë morën pjesë gra të cilat janë dënuar për vepra të ndryshme, të tilla si vjedhje në dyqane, mashtrim, grabitje. Pesë gra nga 22 të intervistuara ishin dërguar në burg në fazë të vonë të shtatzënisë, tri prej tyre kur ishin shtatzëne prej 36 javësh, një prej 35 javësh dhe një prej 30 javësh, raporton The Guardian.

Organizata si Level Up, Birth Companions dhe Women in Prison, po bëjnë fushatë për të ndryshuar ligjet e dënimit në mënyrë që asnjë grua shtatzënë të mos dërgohet në burg. Ndër të tjera, ato kanë nisur një peticion që i bën thirrje ministrit të drejtësisë të ndryshojë ligjet e dënimit.