Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Çertifikatat e martesës në Angli dhe Uells për herë të parë do të përfshijnë edhe emrin e nënës

QIKA 5.5.2021

Çertifikatat e martesës në Angli dhe Uells tani do të përfshijnë emrat e të dy prindërve të çiftit, pas ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi këtë javë. Ky ndryshim erdhi si pasojë e krijimit të një sistemi të ri dixhital i cili thjeshtëson dhe përshpejton procedurën e regjistrimit të martesave.

Sipas Zyrës së Regjistrimeve kjo reformë konsiderohet të jetë ndryshimi më i madh që është bërë që nga viti 1837, duke lejuar kështu që emri i nënës të përfshihet në regjistrimin e martesës për herë të parë. Ata konstatuan se krijimi i një regjistri të vetëm elektronik të martesave do të kursente kohë dhe para si dhe do të ishte më i sigurt.

Ky ndryshim erdhi në bazë të konsultimeve mes Kishës së Anglisë dhe Qeverisë Britanike, ku që të dy palët e përfshira shprehën gëzimin e tyre për përfshirjen e nënave në regjistër, raporton The Guardian