Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Çmimi “Sakharov” i ndahet aktivistes iraniane që vdiq në paraburgim policor

QIKA 16.1.2024

Mahsa Amini e cila vdiq në moshën 22 vjeçare gjatë kohës sa ishte në paraburgim policor në Iran për mosmbajtjen e shamisë, u kujtua të martën nga Parlamenti Evropian dhe u nderua me çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola shprehu keqardhjen që një pjesë e familjes së Amini-t nuk u lejua të marrë pjesë në ngjarjen e ndarjes së çmimit. “Ata e kanë të ndaluar udhëtimin. Trajtimi i tyre është një shembull tjetër i asaj se me çka populli iranian përballet çdo ditë”, tha ajo.

“Çmimi Sakharov i këtij viti shërben si nderim për të gjitha gratë, burrat dhe të rinjtë e guximshëm në Iran, të cilët pavarësisht presionit në rritje vazhdojnë të luftojnë për barazi, dinjitet dhe liri”, shtoi Metsola.

Derisa autoritetet thanë se ajo pësoi sulm në zemër, mbështetësit e Amini-t deklaruan se ajo ishte rrahur brutalisht nga policia dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra. Vdekja e Amini shkaktoi protesta që u përhapën në të gjithë vendin dhe u përshkallëzuan me shpejtësi duke bërë thirrje për përmbysjen e teokracisë islame të Iranit.