Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dëmshpërblim për gratë që janë sulmuar seksualisht nga ish-gjyqtari australian

QIKA 15.2.2022

Commonwealth ka arritur një marrëveshje financiare me tre gratë që pas një hetimi të pavarur u zbulua se ishin ngacmuar seksualisht nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë australiane Dyson Heydon.

Michaelia Cash, prokurorja e përgjithshme, njoftoi se këto gra do të kompensohen financiarisht së bashku me një kërkim falje për tre gratë që kanë negociuar me Commonwealth për të hetuat çështjen e ish-gjykatësit. 

Në vitin 2019, tre ish-bashkëpunëtorë të gjykatësve të Gjykatës së Lartë dërguan ankesa për sjelljen e Heydon, duke zbuluar se ky i fundit kishte ngacmuar seksualisht gjashtë ankuese. Josh Bornstein, avokati nga firma Murice Blackburn, i cili ka përfaqësuar gratë në këtë rast, pohoi se ishte hera e parë që ishte arritur një marrëveshje për pretendimet e ngacmimeve seksuale sipas Aktit të Diskriminimit Seksual, raporton The Guardian.

Megjithatë, vitin e kaluar ish-gjyqtari Heydon dha një deklaratë përmes avokatëve të tij, duke mohuar kështu çdo akuzë për ndonjë shkelje ose ngacmim seksual.