Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Disney u detyrohet punëtoreve më shumë se 150 milion dollarë paga

QIKA 11.7.2023

Sipas një analize të re e cila shpërfaqë të dhënat e pagave të shpërndara, vërteton se Kompania Walt Disney ka paguar gratë më pak në mënyrë sistematike, duke i privuar punonjëset në Kaliforni nga më shumë se 150 milionë dollarë paga që nga viti 2015.

Avokatët e një grupi grash që paditën Disney-n pretenduan në gjykatën shtetërore në Los Anxhelos se korporata e argëtimit dhe medias i ka paguar gratë mesatarisht 2% më pak se burrat për punë ekuivalente, e cila është në kundërshtim të plotë me Aktin e Pagave të Barabarta të Kalifornisë.

Çështja u ngrit për herë të parë në vitin 2019 duke pretenduar një “hendek të madh pagash gjinore që duket se është rrënjosur në kulturën e Disney”. LaRonda Rasmussen, menaxhere e zhvillimit të produksionit për Disney, dhe paditësja që ka marrë emrin e rastit, pretendon se gjashtë burra me të njëjtin titull po merrnin nga 16,000 deri në gati 40,000 dollarë më shumë se ajo. Një menaxhere e lartë për prodhimin e muzikës në Disney tha se ajo mësoi se po fitonte 25,000 dollarë më pak se disa burra me tituj ekuivalent. Gra të tjera pretendojnë se ato u përballën me diskriminim në ngritje në detyrë ose u klasifikuan në punë të rangut më të ulët krahasuar me burrat që bënin punë të ngjashme.

Analiza e re statistikore u krye nga David Neumark, një ekonomist i punës në Universitetin e Kalifornisë. Raporti i tij i paraqitur në gjykatë thoshte se krahasimet e tij të pagave të burrave dhe grave të kontrolluara për nivelet e punës, qëndrimin dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në pagë, që do të thotë se pabarazitë që ai zbuloi buronin nga diskriminimi gjinor dhe racor.