Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Eko-feministja që po trondit politikën franceze me kandidaturën e saj për presidente

QIKA 28.9.2021

Sandrine Rousseau është kandidate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në Francë. Pikëpamja e saj radikale ekologjike ka fituar mbështetjen a aktivistëve të majtë dhe është sulmuar nga e djathta ekstreme të cilët e kanë konsideruar si person të rrezikshëm për kombin francez.

Rousseau është ekonomiste mjedisore e cila foli hapur për akuzat mbi ngacmimet dhe sulmet seksuale brenda Partisë së Gjelbër në vitin 2016, me ç’rast krijoi një organizatë e cila ndihmon gratë të paraqesin ankesa ligjore për dhunën seksuale. Ajo konsideron se është  sfidë për tu bërë e para presidente që përkrah lëvizjen #MeToo.

Sondazhi i realizuar këtë muaj për gazetën franceze Le Monde zbuloi se 82% e francezëve duan veprime të shpejta sa i përket mbrojtjes së mjedisit edhe nëse një gjë e tillë nënkupton ndryshim rrënjësor në mënyrën e jetesës. Ndër të tjera pritet që Roussau të fitojë 87% të votave të rinisë franceze të grup moshës 18-25 vjeç duke ditur se ka fituar mbështetje të madhe nga feministët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe figurave në skenën kulturore franceze, raporton The Guardian.

Temat që e preokupojnë atë janë barazia, shkolla, ekologjia dhe anti-racizmi dhe këto janë disa nga arsyet e kandidaturës së saj. “Nuk ka asnjë përfaqësues politik apo kandidat presidencial që sot përdor fjalët anti-racizëm në debatin politik dhe unë po e bëj këtë”, tha Roussau.