Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Fillojnë përgatitjet për marshin dhe aksionet protestuese të 8 marsit

QIKA 28.2.2022

Me sloganin “MARSHOJMË S’FESTOJMË KUNDËR VRASJES SË GRAVE” do shënohet dita ndërkombëtare e gruas në Kosovë. Duke pasur parasysh se femicidi është duke bërë jetën e grave të pasigurtë, këtë vit tema qendrore e marshit do jetë thirrja për parandalimin e vrasjeve të grave.

“Ky 8 mars na gjenë të revoltuara ndaj dhunës sistematike ndaj vajzave e grave e cila po ua merr në fund jetën atyre. Këtë 8 mars, ne marrim forcë nga njëra-tjetra e ngrihemi nga çdo hapësirë e jona private a publike për t’i kundërshtuar me zërin e trupin tonë padrejtësitë ndaj nesh, të çdo vajze a gruaje kudo. Përmes marshit e protestës tonë në rrugë, punë a shtëpi, ne i kundërvihemi patriarkatit shtypës e ftojmë në solidaritet gjinor, racor, klasor e ndër-shtetëror në luftën tonë të përbashkët për çlirim, barazi gjinore e drejtësi shoqërore”, thuhet në deklaratën e Kolektivit Marshojmë S’festojmë.

Këtë vit marshi në Prishtinë do t’i ketë tri pikëtakime kryesore:

Ora 10:00 -Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë

Ora 11:20 -Rrethi i Flamurit, Prishtinë

Ora 12:00 -Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë -për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri tek Qeveria e Kosovës.

*Nisja për në Hajvali bëhet me autobusë të organizuar nga Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” tek parkingu pranë televizionit 21.