Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykatësi bllokon përkohësisht zbatimin e ligjit mbi abortin në Teksas

QIKA 9.10.2021

Ligji i cili u hartua dhe miratua nga politikanët republikanë, që ndalonte gratë në Teksas të abortojnë pas javës së gjashtë të shtatzënisë, është bllokuar pas kërkesës së bërë nga administrata e Biden dhe u miratua nga gjykatësi Robert Pitman i cili e ndaloi përkohësisht këtë ligj. Shtëpia e Bardhë vlerësoi vendimin e fundit si një hap të rëndësishëm.

“Lufta sapo ka filluar, si në Teksas ashtu edhe në shumë shtete të këtij vendi ku të drejtat e grave aktualisht janë në sulm,” tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Gjyqtari Pitman, shkroi në një opinion prej 113 faqesh se që nga momenti kur ligji hyri në fuqi më 1 shtator, gratë janë parandaluar në mënyrë të paligjshme të ushtrojnë kontroll mbi jetën e tyre ashtu edhe siç mbrohen nga Kushtetuta, raporton BBC.

‘Whole Woman’s Health’, që drejton një numër klinikash në Teksas, tha se po bënin planin për të rifilluar abortet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërsa grupi kundër abortit ‘Texas Right to Life’, akuzoi gjyqtarët për po mbështesin industrinë e abortit.

Administrata e Presidentit Joe Biden ndërmori veprime ligjore pasi Gjykata Supreme e përfaqësuar me shumicë konservatore refuzoi të parandalojë Teksasin të miratojë këtë ligj. Departamenti i drejtësisë paraqiti një mocion urgjent për të bllokuar zbatimin e ligjit.

Biden e ka përshkruar ligjin si një “sulm të paparë” mbi të drejtat e grave, por Guvernatori i Teksasit Greg Abbott e ka mbrojtur atë, duke thënë: “Liria më e çmuar është vetë jeta”.