Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjysma e grave do të donin të mos kishin nevojë të mbanin çanta dore

QIKA 4.10.2023

Gjysma e grave dëshirojnë që të mos kenë nevojë të mbajnë një çantë me vete por duhet ta bëjnë për shkak të mungesës së xhepave. Nëntë në 10 gra thonë se shumica e veshjeve të grave janë “plotësisht jopraktike” kur bëhet fjalë për hapësirën, dhe 45 % janë të zemëruara me xhepat e rremë në veshjet e tyre, raporton Independent.

Sipas hulumtimit të realalizuar nga Candy Crush në bashkëpunim me stilistin Christian Cowan, gjashtë në 10 gra, nga 2000 sosh të anketuara, pranojnë se e kanë zili modën e burrave për shkak të numrit të xhepave që kanë, dhe si rezultat, më shumë se gjysma e grave (53%) janë të dëshpëruara me dyqanet që nuk u ofrojnë grave opsione më të mira – siç bëjnë me burrat.

Stilisti Cowan është duke krijuar një xhep me gjilpërë i cili mund të fiksohet në çdo veshje – dhe po debuton në Javën e Modës në Paris. Ai tha: “Për dekada, xhepat janë injoruar në mënyrë famëkeqe nga stilistët dhe janë përjashtuar nga veshjet e grave”.

Por gratë nuk po flasin vetëm për xhinset dhe xhaketat standarde – 41% do të donin të bënin qejf me fustanet e tyre me duart e tyre në xhep. Hulumtimi liston 10 veshjet në të cilat gratë do të donin të kishin më shumë xhepa, si pantallona, xhaketa, fustane, pallto etj.