Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë dhe fëmijët refugjatë në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik për tu braktisur

QIKA 1.6.2021

Mijëra gra dhe fëmijë refugjatë do të braktisen nëse zbatohet Plani i Ri i Qeverisë për Emigracion. Nëse ky plan miratohet nga parlamenti, shumicës së refugjatëve nuk do tu njihen më të drejtat në Mbretërinë e Bashkuar.

Analizat e të dhënave të qeverisë tregojnë se gratë dhe fëmijët përbëjnë gjysmën e njerëzve të pranuar si refugjatë çdo vit në Britani. Sipas studimit nga Together With Refugees, më shumë se 200 organizata refugjatësh dhe të tjera, lokale dhe kombëtare të tilla si Asylum Matters, Kryqi i Kuq Britanik, Këshilli Skocez i Refugjatëve po bëjnë thirrje për një qasje më efektive dhe të drejtë sa i përket sistemit të azilit në Britani.

Sondazhi i fushatës për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve tregon se dy në tre britanik (64%) bien dakord se Britania e Madhe duhet të mbrojë refugjatët që ikin nga lufta dhe persekutimi. Analizat e shifrave zyrtare tregojnë se në vitet e fundit 5 vendet që më së shumti pranohen si refugjatë në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Irani (për shkak të frikës nga tortura, dhuna dhe persekutimi), Sudani (për shkak të konfliktit sidomos në Darfur), Siria (për shkak të luftës), Eritrea (për ti shpëtuar rekrutimit të detyruar në shërbimin ushtarak apo civil) dhe Afganistani (për shkak të konfliktit dhe kërcënimeve nga Talibanët).

Mesatarisht 15,410 persona marrin statusin e refugjatit çdo vit nga 2015-2020. Sipas Planit të Ri për Emigracionin rreth 9246 persona nuk do të pranohen më si refugjatë, pasi që pretendohet se në 2019 më shumë se 60% e tyre kanë hyrë në Britani ilegalisht.