Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë e diagnostifikuara me ndryshimet e qelizës së qafës së mitrës ndjejnë turp dhe ankth

QIKA 24.1.2022

Sipas Jo’s Cervical Cancer Trust më shumë se një në katër gra janë ndjerë të turpëruara pasi janë diagnostikuar me ndryshime të qelizave të qafës së mitrës.

Përderisa rreth 220,000 gra diagnostikohen me ndryshime anormale të qelizave çdo vit, më shumë se gjysma e 1,086 grave të anketuara thanë se nuk dinin asgjë për ndryshimet qelizore përpara diagnozës. Për më tepër, 26% e të anketuarve thanë se ndjeheshin të turpëruara nga ky çrregullim. Kjo ishte veçanërisht e zakonshme në grupmoshat më të reja, me 40% të 25-29-vjeçareve që raportuan ndjenja turpi, krahasuar me 8% të grave të moshës 60-64 vjeç.

Ndryshimet qelizore shkaktohen nga Human Papillomavirus (HPV), një infeksion viral shumë i zakonshëm. Është e rëndësishme që gratë të kenë ekzaminime të qafës së mitrës për të identifikuar çdo ndryshim qelizor jonormal, pasi këto qeliza më pas mund të monitorohen për të trajtuar ose ndaluar zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.

Jo’s Cancer Trust ka paralajmëruar se pandemia ka përkeqësuar ndjenjat e izolimit pas dizagnostifikimit dhe po bën thirrje për edukim më të madh rreth HPV. Që nga marsi 2020, 29% e grave të diagnostikuara me HPV thanë se ndihen të izoluara, pothuajse dyfishi i shifrës 15 përpara pandemisë.

“Nuk duhet që turpi të lidhet me rezultatet e shqyrtimit të qafës së mitrës. Stigma e HPV është diçka që duhet trajtuar dhe na takon të gjithëve që të heqim stigmën që lidhet me një diagnozë të tillë”, tha Samantha Dixon, shefe ekzekutive e Jo’s Cancer Trust.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të eliminuar kancerin e qafës së mitrës. Ne duhet të njohim rëndësinë e diagnostikimit, monitorimit dhe trajtimit të ndryshimeve të qelizave të qafës së mitrës dhe të sigurojmë që të gjitha gratë të mbështeten në çdo hap. Askush nuk duhet të mendojë se nuk ka informacion dhe mbështetje për të hyrë në kontrollin e qafës së mitrës ose për t’u marrë me një rezultat të papritur”, tha Tonia Antoniazzi, kryetare e Grupit Parlamentar për Kancerin në Parlamentin Britanez.