Një grup i grave palestineze të zhvendosura në Gazën jugore, janë duke i punuar me dorë pelenat si pasojë e mungesës së tyre dhe çmimeve në rritje si pasojë e luftës.
Ato mbledhin, presin e qepin, duke prodhuar nga 500 deri në 700 pelena në ditë, të cilat ua shesin drejtpërdrejt familjeve për 4 dollarë për paketë me tetë copa. Për t’i përpunuar këto pelena, rrobaqepëset po përdorin materialet e mbetura nga pajisjet mbrojtëse të koronavirusit, ato marrin plastikë, shirita ngjitës dhe korda elastike nga këto furnizime për të prodhuar pelenat dhe produkte tjera për menstruacione.
Gratë punëtore sigurohen që të përdorin materiale të klasit mjekësor për të ruajtur cilësinë dhe për të shmangur çdo problem,
Nisma synon të parandalojë shfrytëzimin nga tregtarët me çmimet në rritje. Sot, pelenat e importuara kushtojnë deri në 200 shekel (rreth 55 dollarë) për paketë.
Sipas të dhënave të OKB-së, 75% e banorëve të Gazës, ose rreth 1.7 milionë njerëz, janë zhvendosur nga ofensiva ushtarake izraelite, e cila thuhet se ka vrarë mbi 30,000 banorë të Gazës.
Situata e rëndë në Gaza, e shoqëruar nga kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor, mbipopullimi, bombardimet e vazhdueshme dhe bllokada, ka çuar në pasiguri të gjerë ushqimore dhe zhvendosje në mesin e popullatës.