Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë marrin më pak pjesë në konferenca shkencore

QIKA 18.8.2021

Bazuar në të dhënat e grumbulluara nga konferencat vjetore kombëtare të Shoqërisë për Endokrinologjinë, konferencat mjekësore dhe shkencore janë të domosdoshme për arritjet profesionale të klinicistëve dhe akademikëve. Mirëpo, sipas Dr. Victoria Salem, endokrinologe dhe hulumtuese në Imperial College London, gjatë dekadave të fundit edhe pse gratë përbëjnë gati gjysmën e studentëve në mjekësi ato dukshëm kanë mbetur të nën përfaqësuara sa i përket pozitave.

Megjithatë është bërë një përmirësim sa i përket përfshirjes së grave në këtë aspekt. Në konferencën shkencore të endokrinologëve në 2018, morën pjesë rreth 1000 delegatë, ku prej tyre afërisht gjysma ishin gra. Sipas studiuesve, pavarësisht ekuilibrit gjinor të delegatëve në konferenca, gratë ishin ato të cilat bënin më së paku pyetje ose komente. Në dy konferencat e vitit 2017, pyetjet dhe diskutimet e burrave zgjatën dy orë e 54 minuta, krahasuar me 56 minuta të grave përgjatë dy konferencave, raporton The Guardian.

Sipas Kevin Murphy, profesor i endokrinologjisë dhe metabolizmit në Imeprial College London, edhe pse grave u thuhet që të marrin pjesë në konferenca, ne kemi krijuar një lloj kulture shkencore që e bën të vështirë që ato të marrin pjesë. Ndërsa, në konferencës e vitit 2018, studiuesit në bashkëpunim me organizatorët u angazhuan që të përfshinin për shumë gra folëse në konferenca. Nga kjo rezultoi se kur gratë ishin folëse gjatë konferencave inkurajonte edhe gratë e tjera për të bërë pyetje, komente e diskutime.