Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen të jetojnë dhe udhëtojnë pa shoqërimin e kujdestarëve burra

QIKA 18.6.2021

Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen të jetojnë dhe udhëtojnë vetëm, pa shoqërimin e kujdestarëve burra. Ky është vendim historik për një vend që njihet për pabarazinë e ashpër gjinore.

Arabia Saudite ka mbetur prapa vendeve fqinje sa i përket të drejtave të grave, me ç’rast e drejta e votës për gratë u garantua në vitin 2011. Sipas raportit të hendekut gjinor të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2021, mbretëria renditet e 147-ta nga 156 vende. Megjithatë, është ngritur më lartë se vitet e kaluara duke dëshmuar se ka përparim në këtë drejtim.

Ndryshimi në Ligjin e Procedurës para Gjykatave të Sheriatit do të lejojë gratë beqare, të divorcuara ose të veja të jetojnë të pavarura pa leje nga babai i tyre ose ndonjë kujdestar tjetër burrë. Ndërsa, ligji i vjetër deklaronte se gratë që janë në rrethana të ngjashme duhet të jenë nën përgjegjësinë e një kujdestari burrë i cili kontrollon çdo lëvizje të tyre.

Në vitin 2019, Arabia Saudite miratoi ligjin që lejon gratë për të ngasur makinën, ndërsa tani ai përfshin edhe mundësinë që vajzat 17 vjeç të kenë poashtu të drejtën në marrjen e lejes së ngasjes. Ndër të tjera, tani gratë janë lejuar të ndjekin karrierën ligjore, si dhe të emërohen si gjyqtare.

Përderisa gratë në Arabinë Saudite po mirëpresin këto ndryshime që megjithatë janë të vonuara, burrat atje dhe jashtë vendit janë të zemëruar për këto ndryshime duke thënë se vendi po shkon në drejtim të gabuar.