Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Australi marshojnë për të mbijetuarat e dhunës në familje

QIKA 1.6.2021

Më 29 maj të këtij viti, komuniteti në Bega Shire i bëri thirrje politikanëve për t’i dhënë fund seksizmit, mizogjinisë dhe kulturës së rrezikshme të vendit të punës për gratë. Ky marsh i njohur si March4Justice filloi në Kiss Lagoon dhe përfundoi në Littleton Gardens, me ç’rast protestuesit diskutuan dhe lexuan poezi.

Marshi u organizua për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe në bazë gjinore. Organizatorët i vunë theks Muajit të Ndërgjegjësimit të Dhunës në Familje, ngjarje kjo që mbahet çdo maj. Marshi dhe tubimi u mbështetën nga Women’s Resource Centre në Bega, ku koordinatorja e kësaj qendre mbajti një fjalim rreth realitetit të të qenurit viktimë e dhunës në familje.

Poashtu, në këtë marsh mbajti fjalim edhe Vivian Harris, e cila do të kandidojë për Këshillin Lokal të Luginës së Bega-s në shtator të këtij viti. Ajo tha se pakënaqësitë dhe aktivizmi për çështjet e dhunës gjinore duhet të shprehen përmes votës. Ndërsa organizatorja e marshit, Cheryl Robinson, tha se njerëzit të cilët morën pjesë në këtë tubim patën rastin të flasin dhe ti ndajnë përvojat me njëri-tjetrin.