Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Mianmar po luftojnë për një të ardhme të re pas një historie të gjatë nga shtypja ushtarake

QIKA 3.6.2021

Bota ka vërejtur se gratë në Minamar kanë qenë në front të revolucionit me aktiviste, zyrtare dhe gazetare si Ei Thinzar Maung, Thinzar Shunlei Yi, Wai Hnin Pwint Thon, Daw Myo Aye, Naw K’nyaw Paw, dhe Tin Htet Paing.

Shumë e kanë konsideruar këtë si egërsi e re e feminizmit, por duke filluar nga Mbretëresha e lashtë Pwa Saw deri tek gruaja e parë kirurge Daw Saw Sa, e cila u kualifikua në vitin 1911, gratë në Minamari kanë qenë gjithmonë të forta. E vërteta e trishtë është se kauza u kthye mbrapa 60 vjet tek shtypja brutale dhe mizogjene nga ushtria burmane, raporton revista Time.

Gati 50 gra janë vrarë në protesta deri më tani dhe rreth 800 gra janë arrestuar. Gjashtëdhjetë përqind e njerëzve të përfshirë në Lëvizjen e Mosbindjes Civile janë gra dhe ato vazhdojnë të përballen me dhunë seksuale, ngacmime, abuzime dhe kërcënime nga junta.

Një pjesë e madhe e kësaj është një pasqyrim i tmerrshëm i mizogjinisë, që ushtria e promovon, pasi e ka futur atë në zemrat dhe mendjet e njerëzve të Mianmarit. Ushtria e deklaron veten si “babai i kombit”, që i konsideron fëmijët femra si qenie më të ulëta njerëzore.

Para se Mianmari, i quajtur Birmani, të binte për herë të parë në diktaturën ushtarake në 1962, gratë e saj gëzonin një masë të pazakontë lirie dhe fuqie. Në vitin 1919, u formua shoqata e parë e grave Konmari Athin, në vitin 1932, Daw Hnin Mya u zgjodh si gruaja e parë këshilltare e vendit dhe në vitin 1952, Claribel Ba Maung Chain u bë gruaja e parë ministre e qeverisë. Gratë burmane mbanin emrat e vajzërisë dhe trashëgonin pronën e tyre, ato merreshin me çështje financiare dhe të drejtat e votës iu dhanë atyre në vitin 1922.

Shumë biznese të suksesshme ishin në pronësi të grave, përfshirë Kompaninë Naga Cigar të themeluar nga Naga Daw Oo dhe Burma Paper Mart e themeluar nga Daw Tin Tin, e cila ishte gjithashtu një anëtare e vjetër e Dhomës së Tregtisë së Burmës së Epërme. Menjëherë pas grusht shtetit në vitin 1962, të gjitha bizneset e tyre, së bashku me ato të grave të tjera, ose u mbyllën ose u kërkuan nga ushtria e Mianmarit që ishin të bindur se gratë nuk duhet të kishin më një fuqi dhe ndikim të tillë.

Lëvizja çlirimtare e grave në vend ishte larg perfektes. Edhe disa nga gratë më përparimtare, siç është autori Daw MiMi Khaing, prapë i shihnin burrat si superiorë shpirtëror, falë pikëpamjeve të vjetruara fetare. Por lëvizja ishte në rrugën e duhur derisa u shinua nga diktatura. Pastaj hyri në atë që shkrimtari Kyaw Zwa Moe i referohej si një “epokë e errët” e grave, një epokë në të cilën ushtria dhe mbështetësit e saj klerikë të vijës së ashpër përforcuan dogmën për agjendën e tyre regresive.

Ideja që një grua ishte në krye ishte aq e neveritshme për ushtrinë sa që kur ndodhi, gjeneralët ndaluan njerëzit të thoshin emrin e Aung San Suu Kyi, ose të shfaqnin foton e saj. Gjatë dekadave të sundimit të saj, ushtria jo vetëm që mënjanoi gratë për sa i përket fuqisë financiare, kulturore dhe politike ata gjithashtu i shtypen ato në luftë, veçanërisht gratë nga grupet e pakicave si Rakhine, Shan, Rohingya dhe Kachin, duke përdorur fushata të përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës dhe terrorit.

Por flaka e rezistencës së grave nuk u shua kurrë në Mianmar, megjithë përpjekjet më të këqija të ushtrisë. Në vitin 2007, kishte gra aktiviste të shquara në Revolucionin e Shafranit në Myanmar, duke përfshirë Nilar Thein, Phyu Phyu Thin, Mie Mie, Su Su Nway dhe Naw Ohn Hla. Në atë kohë, Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë vlerësoi se që nga Kryengritja e vitit 1988, e cila gjithashtu pa shumë gra të merrnin një rol të shquar, më shumë se 500 gra të Mianmarit ishin burgosur për shkak të aktivizmit të tyre politik. Në vitin 2015, Phyoe Phyoe Aung, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bashkimit Studentor të të gjithë Burmës, ishte një nga udhëheqësit e studentëve, protesta e të cilit kundër Projektligjit Kombëtar të Arsimit u shtyp me dhunë nga policia ushtarake në Letpadan.

Që nga 1 shkurti, qindra mijëra gratë kanë shkëmbyer mjetet e tyre të punës për marshime e protesta. Punonjësit e mjekësisë, mësuesit dhe rrobaqepëset janë në grevë dhe të gjithë këto sektore janë të dominuara nga punëtore gra.

Ajo që qëndron më premtuese për barazinë gjinore në Mianmar është se Qeveria e Unitetit Kombëtar, ka caktuar disa gra ministre, përfshirë avokaten e të drejtave të njeriut dhe ish-të burgosurën politike Zin Mar Aung si ministre për punët e jashtme dhe Ei Thinzar Maung si zëvendësministre e grave, rinisë dhe çështjeve të fëmijëve.

Pas dekadave të shtypjes misogjiniste dhe të dhunshme nga ushtria e Mianmarit dhe miqtë e saj, më në fund duket se gratë e Mianmarit mund të marrin përsëri gjithçka që kanë humbur. Lidhja e Grave të Burmës është një organizatë ombrellë e 13 grupeve të grave, të tilla si Rrjeti i Veprimit i Grave Shan, të cilat po punojnë së bashku për të rritur rolin e grave të të gjitha prejardhjeve dhe etnive në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Lëvizja globale feministe e cila është në rritje e quajtur #Sisters2Sisters përmes së cilës më shumë se 80 organizata të shoqërisë civile po kërkojnë t’i japin fund dhunës ndaj grave në Mianmar dhe lirimin e menjëhershëm të grave aktiviste të të drejtave të njeriut.