Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në pozita të larta nuk marrin besimin e njëjtë si burrat

QIKA 21.10.2022

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Kombëtar Australian, gratë në pozita të larta nuk besohen nga njerëzit me të cilët punojnë.

Autorja kryesore Dr. Eun Young Song tha se kjo mund të ketë një ndikim të dëmshëm si për individët ashtu edhe për organizatat. “Është mirë të shohim gratë që ngjiten në pozita të larta, por ky studim tregon se edhe kur gratë ia dalin, ato nuk kanë gjasa të besohen nga njerëzit përreth tyre. Kemi zbuluar se pavarësisht faktit se këto gra janë shpesh në role mbikëqyrëse, statusi i tyre i lartë nuk u sjell dobi”, shtoi ajo.

Studimi shqyrtoi përgjigjet nga dy anketa të punonjësve që punuan në projektin e madh të metrosë në Londër në vitin 2014 dhe 2015.

 “E kundërta ndodh te burrat. Kur ata zënë këto poste të larta, njerëzit priren t’u besojnë atyre më shumë. Kjo në fakt mund t’i dekurajojë gratë që të marrin poste me status të lartë”, deklaroi Song.

Si pjesë të zgjidhjes autorja i sheh përpjekjet për të arritur barazinë gjinore në kombinim me shtytjen e gjerë të shoqërisë për të shkatërruar stereotipet e statusit gjinor. “Pa këtë, promovimi i më shumë grave në poste më të larta nuk do ta zgjidhë problemin – dhe madje mund ta përkeqësojë atë”, shton ajo.