Alb Eng
Për QIKA
Lajme

“Gratë në të zeza” protestuan në Serbi kundër racizmit ndaj shqiptarëve

QIKA 22.3.2021

Lëvizja “Gratë në të Zeza” ka mbajtur dje një aksion me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër racizmit, e cila ka dënuar gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Lëvizja thotë se përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po fusin terma raciste dhe diskriminuese në komunikimin zyrtar dhe se kjo legalizon gjuhën shoviniste dhe raciste të urrejtjes dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, raporton Koha.net.

Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, lëvizja përmendi disa deklarata të ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, i cili përdor fjalën “Shiptar” për shqiptarët. Gratë me të Zeza u kanë bërë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë dhe sanksionojnë Vulinin dhe të gjithë të tjerët që përhapin diskriminim racor.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.