Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Gratë refugjate në Kamerun e kanë të vështirë mbijetesën

QIKA 21.6.2022

Kameruni pret rreth 460,000 refugjatë dhe azilkërkues, shumica prej tyre gra dhe fëmijë që i shpëtuan dhunës në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Nigeri. Por ndërkohë që kanë gjetur siguri në Kamerun, gratë refugjate jo gjithmonë mirëpriten nga vendasit dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Mairama Abba, 35 vjeçare, pastron shtëpinë e saj në vendbanimin e refugjatëve Ngam në kufirin lindor të Kamerunit me Republikën e Afrikës Qendrore, C.A.R. Ajo iku nga konfliktet e armatosura në C.A.R në mars 2015, pasi burri dhe dy fëmijët e saj u vranë në një shkëmbim zjarri midis rebelëve dhe trupave qeveritare. Mairama shet pula dhe dele, ndërsa me paratë e fituara ushqen fëmijët e saj. Ajo pohoi se dy vitet e para në Kamerun ishin ndër më të vështirat në jetën e saj, pasi ajo dhe fëmijët e saj do të qëndronin pa ushqim dhe ujë për ditë të tëra. Ajo tha se Fondi i OKB-së për Fëmijët në vitin 2016 i shpëtoi fëmijët e saj nga vdekja nga kequshqyerja.

Agjencitë e OKB-së dhe ato humanitare thonë se Mairama është një ndër 350 gratë dhe vajzat në vendbanimin e refugjatëve Ngam, të cilat që atëherë janë trajnuar për tu mbështetur në forcat e tyre. Ohandja Claire Lydie, zyrtare e organizatës së bamirësisë, Korpusi Mjekësor Ndërkombëtar, tha se përveç shërbimeve të kujdesit shëndetësor, organizata e saj ofron trajnime që ndihmojnë gratë dhe vajzat refugjate të bëhen më pak të varura nga ndihma. Ndër të tjera, vajzat dhe gratë mësohen të qëndisin, të rrisin kafshët dhe të përgatiten për të kursyer të ardhura në mënyrë që të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës, raporton VOA.

Banka Botërore dhe agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, kanë ofruar atë që ata e quajnë mbështetje të synuar për refugjatët në formën e parave të gatshme, nën një program të quajtur rrjetat e sigurisë sociale. Amma Kouto tha se asaj iu dhanë 70 dollarë nga skema e rrjetave të sigurisë në 2018, duke i investuar paratë në shitjen e vajit të palmës dhe kripës për refugjatët dhe fshatarët Ngam. Koutok tha se ajo kurseu 300 dollarë në tre vjet dhe bleu një makinë që bluan misrin dhe miellin e orizit. Ajo tha se shoqata e grave të kampeve të tyre, e ndihmuar nga Banka Botërore dhe UNICEF-i ka qenë e rëndësishme në përmirësimin e kushteve të jetesës së grave refugjate, veçanërisht grave të veja dhe atyre që nuk e dinë nëse burrat e tyre kanë vdekur apo janë gjallë.

Sipas UNHCR më pak se 15% e 154 milionë dollarëve që nevojiten këtë vit për të ndihmuar refugjatwt janë mbledhur.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.