Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë zvicerane nisin padi historike ndaj qeverisë

QIKA 13.4.2023

Një grup i grave zvicerane po e çojnë qeverinë e tyre në gjykatën më të lartë të të drejtave të njeriut në Evropë, duke pretenduar se dështimi i shtetit për të vepruar ndaj krizës klimatike po shkel të drejtat e tyre.

Padia për mbrojtjen klimatike u ngrit nga një grup prej më shumë se 2000 grave zvicerane, të gjitha mbi 64 vjeç dhe një grup i veçantë prej katër grave që janë mes 80 dhe 90 vjeç. Sipas gjykatës, një nga katër gratë ka vdekur që nga nisja e padisë.

Ato pohojnë se shëndeti dhe cilësia e tyre e jetës po përkeqësohet nga valët e të nxehtit, të cilat po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe më të shpeshta për shkak të krizës klimatike.

“Nëse është e suksesshme, gjykata mund të urdhërojë Zvicrën të miratojë masa legjislative dhe administrative për të parandaluar një rritje të temperaturës globale prej më shumë se 1.5 gradë celsius, duke përfshirë objektivat konkrete për reduktimin e emetimeve”, tha Corina Heri, një studiuese në Institutin e Drejtësisë të Universitetit të Cyrihut.