Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

I caktohet masë paraburgimi burrit që akuzohet për vrasjen e gruas nga Argjentina

QIKA 4.8.2023

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka njoftuar për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin për vrasjen e një argjentinase në Fushë Kosovë.

Si arsyetim për këtë masë është marrë edhe fakti se i pandehuri është shtetas i Zvicrës dhe se “ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Kosovari (E. N) me nënshtetësi të Zvicrës, akuzohet se rreth orës dy të natës në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshjeje me viktimën me nënshtetësi argjentinase me inicialet M. K. U. e ka privuar atë nga jeta duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit e cila ndodhej në katin e gjashtë.