Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ish-bashkëshorti vret gruan në Ferizaj

QIKA 12.4.2024

Një grua ka mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasditen e 12 prillit, konfirmoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Radion Evropa e Lirë se gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq është plagosur edhe një burrë, “i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

“I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur”, tha ai, duke shtuar se policia rreth orës 15:15 ka arritur që ta arrestojë atë.

“Ekipet e hetuesve dhe teknikët për krime janë në vendin e ngjarjes janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkaq për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, tha Veseli.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar” – tha kryeporkurori i Ferizajit, Shukri Jashari për Express.