Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kandidatura e grave në Kanada në këto zgjedhje është rritur më shumë se kurrë

QIKA 2.9.2021

Listat përfundimtare e kandidatëve të partive garuese për zgjedhjet në Kanada tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të grave të përfshira në kandidaturë.

Të gjitha partitë federale kanë paraqitur dokumentet e tyre  për zgjedhjet në Kanada të cilat detajojnë se kush do të kandidojë për ta në zgjedhjet e ardhshme.

Liberalët thonë se lista e tyre e kandidatëve këtë vit përfshin “profesionistë të shëndetit, mësues, udhëheqës autoktonë, aleatët e LGBTQ+, sipërmarrës, shkencëtarë, olimpikë dhe paraolimpikë, parlamentarë me përvojë” dhe të tjerë. Konservatorët gjithashtu kanë paraqitur dokumente për 338 kandidatë.

Sipas Equal Voice, që gjurmoi diversitetin gjinor ndër kandidatë, zgjedhjet e vitit 2021 shënojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të kandidatëve jo-burra që nga zgjedhjet federale të vitit 2015.

Në përgjithësi, Equal Voice thotë se 44 përqind e të gjithë kandidatëve të propozuar deri më tani janë gra ose gjini diverse, e cila krahasohet në mënyrë të ngjashme me zgjedhjet e vitit 2019, kur ishin 42 përqind.

Kandidatët e Liberalëve të emëruar deri më tani janë 43 përqind gra dhe gjini diverse këtë herë, krahasuar me 39 përqind në vitin 2019 dhe 31 përqind në 2015. Kandidatët konservatorë janë 33 përqind gra dhe gjini diverse, krahasuar me 32 përqind në 2019 dhe vetëm 20 përqind në vitin 2015.