Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kërcënohet me jetë aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI+, Lend Mustafa

QIKA 4.5.2021

Aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe anëtari i organizatës CEL Kosova, Lend Mustafa, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë derisa po kalonte përgjatë sheshit në Prishtinë.

“Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pështyjti në fytyrë, më specifikisht në vesh, një djalë mjekrosh me pantallona deri në kërthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra””.“M’kanë sharë ma herët, m’kanë kërcenu e kanë tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash. Një grusht a një shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e nuk më kish metë ton ky inat e urrejtje brenda, jo pse jam i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje”, është shprehur Mustafa.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk do të ndaloj aktivizmin dhe përpjekjen e tij për drejtësi dhe barazi,

“Unë prapë kam me luftu qysh kam luftu gjithë, e këtu keni me më pasë! Kurrë në jetë nuk ua jap atë kënaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron ekzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shtëpisë time. Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pështyma juaj”, ka përfunduar Mustafa.