Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kirurget gra u sulmuan seksualisht gjatë operimeve nga kolegët e tyre

QIKA 15.9.2023

Ky lajm trajton tema të dhunës seksuale dhe për disa mund të jetë e parehatshme, nëse ju ose dikush tjetër po përjetoni ndonjë lloj të dhunës seksuale, raportoni në Policinë e Kosovës: 192

Kirurget kanë shprehur se janë duke u ngacmuar seksualisht, sulmuar dhe në disa raste janë përdhunuar nga kolegët, ka gjetur një analizë e stafit të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar). Autorët e studimit thonë se zakonisht praktikantet kirurge abuzohen nga kirurgë burra të cilët janë mbikëqyrësit e tyre. Kolegji Mbretëror i Kirurgëve tha se gjetjet ishin me të vërtetë tronditëse, raporton BBC.

Ngacmimet seksuale, sulmet seksuale dhe përdhunimet janë referuar si sekreti i hapur. Ekziston një histori e pa treguar e grave ku kirurgët burra fshijnë ballin në gjoks të tyre, prekin gratë në pjesë intime, madje disave u janë ofruar mundësi karriere për seks.

Gati dy të tretat e grave kirurge që iu përgjigjën studiuesve thanë se kishin qenë objekt i ngacmimeve seksuale dhe një e treta ishte sulmuar seksualisht nga kolegët në pesë vitet e fundit.

Gratë thonë se kanë frikë se raportimi i incidenteve do të dëmtojë karrierën e tyre dhe nuk kanë besim se NHS do të ndërmarrë veprime.

Anne (jo emri i saj i vërtetë) donte të fliste me BBC-në sepse beson se ndryshimi do të ndodhë vetëm kur njerëzit flasin. Ajo nuk zgjedh ta përshkruajë atë që i ndodhi si përdhunim, por është e qartë se marrëdhënia seksuale që ka ndodhur nuk ka qenë konsensuale.

Ajo tha në atë moment trupi i saj ngriu dhe se nuk mundi ta ndalonte atë. “Nuk është ajo që doja, nuk kishte qenë kurrë ajo që doja, ishte krejtësisht e papritur”, thotë Anne. Kur e pa atë të nesërmen, ajo shprehë se mezi e mbajti veten dhe shton se “unë nuk u ndjeva se mund të bëja diçka, ndjeva se ekzistonte një kulturë shumë e fortë për të duruar gjithçka që ndodhte aty.”

Është e pranuar gjerësisht se ka një kulturë të heshtjes rreth një sjelljeje të tillë. Trajnimi kirurgjik mbështetet në të mësuarit nga kolegë të vjetër në sallën e operacionit dhe gratë na kanë thënë se është e rrezikshme të flasim për ata që kanë fuqi dhe ndikim në karrierën e tyre të ardhshme.