Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Klinika gjinekologjike në SHBA paditet me gjobë prej 200,000 dollarësh

QIKA 22.8.2023

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i Floridës klinikës gjinekologjike i ka vënë gjobë prej 193,000 dollarësh. Aktivistet që poashtu shërbejnë si vullnetare që ndihmojnë rregullisht pacientet nga protestuesit “pro-life” (personat kundër të drejtës për abort), kanë filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për pagimin e gjobës.

Vetëm katër ditë pas fillimit të fushatës, aktivistet të emërtuara si Stand With Abortion Now (SWAN) nga Orlando deri më tani ka mbledhur më shumë se 112,000 dollarë për të ndihmuar Qendrën e Orlandos për Gratë të paguajë gjobën.

Sipas Ligjit në Florida, gratë detyrohen të kryejnë të paktën dy konsultime mjekësore brenda dy ditëve, në mënyrë që tu lejohet marrja e kujdesit për abort. Megjithatë, aktivistet thonë se data e hyrjes në fuqi për këtë ligj qëllimisht nuk u specifikua. Agjencia për Administrimin e Kujdesit Shëndetësor pretendon se qendra ka shkelur ligjin 193 herë dhe të hënën e kaluar shpalli gjobën prej 1000 dollarësh për secilën shkelje.

“Ne jemi të bindur se mund ta shpëtojmë klinikën nëse njerëzit mbeten të përkushtuar ndaj zemërimit që të gjithë ndjejmë kur të drejtat tona vidhen nga ne. Ky është një rast tjetër ku komunitetit i mohohet qasja në abort”, tha një prej aktivisteve të SWAN për Business Insider.