Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kriza e kujdesit shëndetësor po u bëhet barrë grave në Kanada

QIKA 31.10.2023

Kohën kur po hyjmë në sezonin e ftohjeve, viruseve dhe rasteve të shtuara me COVID, Kanadaja vazhdon të përjetojë krizë të kujdesit shëndetësor. Meqë gratë përbëjnë 75% të fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe janë përgjegjëse për shumicën e punës së kujdesit në komunitet dhe shtëpi, ato mbajnë peshën kryesore të kësaj krize, njësoj siç bënë gjatë pandemisë COVID-19.

Sindikata e Infermierëve dhe Sindikata e Punonjësve të Spitalit raportojnë se mbi një e treta e anëtarëve të tyre po mendojnë ta lënë punën, kryesisht për shkak të rraskapitjes nga puna.

Ekonomia e kujdesit është puna e paguar dhe e papaguar e lidhur me përkujdesjen, siç janë kujdesi për fëmijët, kujdesi për të moshuarit dhe punët e shtëpisë. Ashtu si kujdesi shëndetësor, ekonomia e kujdesit është kryesisht e dominuar nga gratë. Për shembull, në Kanada, mbi 96% e edukatorëve të fëmijërisë së hershme (ECE) janë gra, raporton The Conversation.

Për shkak të normimit të roleve gjinore në Kanada, gratë bëjnë 1.5 herë më shumë punë të kujdesit të papaguar sesa burrat. Kjo do të thotë se kur sistemet formale të shëndetit dhe kujdesit dështojnë, ka më shumë gjasa që barra të bie mbi gratë. Poashtu punët në ekonominë e kujdesit priren të paguhen dhe vlerësohen dobët.

Përderisa kufizimet e pandemisë përkeqësuan sistemin shëndetësor dhe të kujdesit, efektet e goditjes vazhdojnë me krizën aktuale dhe ndjehen më ashpër nga stafi i vijës së parë – shumica e të cilëve janë gra.  Ky rreth vicioz mund të ndërprehet vetëm përmes politikave konkrete, përmes rritjes së investimeve në vicioz ekonominë e kujdesit dhe rritjes së shërbimeve të shëndetit mendor për ata që ofrojnë kujdes.