Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kryetari i Londrës premton “pushim të menopauzës”

QIKA 7.5.2021

Në Londër do të mbahen zgjedhjet e reja për Kryetarin e Bashkisë, ku do të kandidojë përsëri kryetari aktual Sadiq Khan. Ai ka prezantuar “pushimin e menopauzës” si pjesë e programit të tij nëse do të zgjedhet përsëri kryetar për mandatin e ardhshëm. Përmes kësaj ai synon të thyej tabutë dhe të punojë në bazë të një skeme transformuese.

Menopauza përjetohet nga gratë e moshës së mesme kur ato nuk kanë më menstruacione dhe shpesh kjo gjendje shoqërohet nga simptoma të cilat mund të ndikojnë edhe në aftësitë e punës.

“Grave më të vjetra të cilat kalojnë në menopauzë nuk u jepet mbështetje nga kolegët e tyre të punës”, tha Khan, duke i quajtur këta njerëz injorantë për faktin që nuk edukojnë veten e tyre mbi këtë çështje në mënyrë që të ndërmarrin politika të duhura.

Ky plan ende nuk është miratuar plotësisht, por negociatat po vazhdojnë mes Drejtuesëve të Sindikatës dhe Rrjetit të Grave. Megjithatë, kryetari aktual po premton që do të prezantojë një politikë mbi menopauzën, e cila mund të përfshijë edhe pushimin. Poashtu, ai premton të krijojë një rregull në vendet e punës duke krijuar një rrjet specifik të stafit i cili do të mbështesë gratë që janë në menopauzë.

“Ne do të kemi një politikë udhëheqëse në botë për menopauzën, asnjë qytet ose vend tjetër në botë nuk do të ketë politikat që do të kemi ne, nëse unë ri-zgjidhem”, premtoi Sadiq Khan.