Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Lorela Cubaj, shqiptarja e parë që luan për NBA Woman

QIKA 15.4.2022

Lorela Cubaj do të jetë pjesë e kampionatit të basketbollit të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave (WNBA), duke u bërë kështu vajza e parë shqiptare që luan në këtë kampionat.

Cubaj u përzgjodh në Draftin e WNBA të hënën, duke u bërë lojtarja e parë e Georgia Tech që zgjidhet që kur Tiauna Marshall u zgjodh në raundin e dytë në vitin 2014. Gjithashtu, ajo është lojtarja e nëntë e përzgjedhur në draftin e WNBA nga Georgia Tech. Ajo është një nga lojtaret që ka marrë më së shumti trofe në historinë e Georgia Tech.

Cubaj ishte lojtarja mbrojtëse e vitit në ACC dhe një përzgjedhje e ekipit të parë All-ACC 2022. Në sezonin 2021-2022, ajo u bë rikuperuesja kryesore e të gjitha kohërave në historinë e Georgia Tech.

Ajo do t’i bashkohet skuadrës që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Konferencën Lindore me rekordin 12-20. Ajo u përzgjodh nga New York Liberty dhe sezoni fillon në maj.