Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Marshime në Kanada për gratë e zhdukura dhe të vrara indigjene

QIKA 16.2.2022

Qytetarët kanë marshuar në Vancouver për të nderuar gratë dhe vajzat indigjene që u vranë ose u zhdukën gjatë dekadave të fundit në të gjithë Kanadanë dhe kërkojnë veprime konkrete për të adresuar problemin.

Në organizimin vjetor – tashmë viti i 31-të, organizatorët shprehën se “është një mundësi për t’u bashkuar dhe për të rikujtuar humbjen e motrave tona të dashura, për të kujtuar gratë që janë ende të zhdukura dhe për të kërkuar drejtësisë”.

Marshimet dhe ngjarjet virtuale gjithashtu do të mbahen të hënën në qytete të tjera kanadeze, duke përfshirë Montrealin, Winnipeg dhe Thunder Bay.

“Shumë gra, vajza, trans gra dhe personat dy-shpirtëror pyesin veten nëse do të jenë ato të radhës. Kjo nuk duhet të vazhdojë”, shkruan organizatorët në Facebook.

Komunitetet indigjene kanë dhënë alarmin për vite me radhë për numrin e madh joproporcional të grave dhe vajzave që janë vrarë ose zhdukur në Kanada, si dhe për mosveprimin sistematik nga ana e qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të adresuar këtë çështje. Grupi avokues tregon se gratë indigjene në Kanada janë të rrezikuara të vriten shtatë herë më shumë se ato jo-indigjene.

Kryeministri Justin Trudeau në qershor u zotua se do të ofrojë më shumë burime për policinë dhe të adresojë racizmin sistemik, ndër masat e tjera, në një përpjekje për të parandaluar dhunën.

Por avokuesit indigjenë i kanë bërë presion qeverisë që të ndërmarrë veprime më konkrete për të adresuar problemin dhe gjithashtu të pranojnë plotësisht gjetjet e hulumtimit të vitit 2019 se “gjenocidi” ka ndodhur.