Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Më shumë se 1 milion gra në Mbretërinë e Bashkuar mund të lënë punën për shkak të menopauzës

QIKA 18.1.2022

Këtë vit, më shumë se 1 milionë gra në Mbretërinë e Bashkuar mund të detyrohen të lënë punën e tyre, si pasojë e mungesës së mbështetjes nga punëdhënësit e tyre gjatë periudhës së menopauzës.

Sondazhi i realizuar me 2000 gra të moshës 45-67 vjeç të cilat kanë simptoma të menopauzës, tregon se 63% e tyre u shprehën se vendi i tyre i punës nuk ka asnjë politikë që trajton këtë çështje. Ndërsa, një e katërta e grave të anketuara 24%, pohuan se janë të pakënaqura me punën e tyre për shkak të mungesës së mbështetjes, raporton The Guardian.

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar do të shqyrtojnë rastin për reformim të legjislacionit ekzistues ose futjen e ligjeve të reja sa i përket kësaj çështje. Gati tre të katërtat e grave që morën pjesë në hulumtim thanë se vendi i tyre i punës nuk krijon hapësirë ku ato mund të flasin haptazi për menopauzën me kolegët apo punëdhënësit e tyre. Kjo gjë po bën që gjendja e tyre të përkeqësohet dhe rastet të mbesin të izoluara.