Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mjeku i parë paditet si pasojë e shkeljes së ligjit të ri të abortit në Teksas

QIKA 23.9.2021

Një mjek nga Teksasi i cili pranoi se kishte thyer legjislacionin e ri të shtetit për abortin është paditur. Duke shkruar për Washington Post, Alan Braid tha se ai kishte kryer një abort për një grua që ishte në fazat e hershme të shtatzënisë, por përtej kufizimit kohor të ri të vendosur nga shteti.

Ish -avokatët në Arkansas dhe Illinois ngritën padi kundër tij të hënën. Legjislacioni i ri ndalon abortet qysh nga gjashtë javët e para të shtatzënisë.

Ligji hyri në fuqi më 1 shtator, duke i dhënë çdo individi të drejtën për të paditur mjekët që kryejnë një abort pas afatit kohor gjashtë javor. Sidoqoftë, ligji nuk lejon që gratë që kryejnë këtë procedurë të paditen, raporton BBC.

“Unë veprova sepse e kisha detyrë të kujdesesha ndaj kësaj pacienteje, ashtu siç bëj për të gjithë pacientët dhe sepse ajo ka një të drejtë bazike për të marrë këtë kujdes. E kuptova plotësisht se mund të kishte pasoja ligjore – por doja të sigurohesha që Teksasi të mos ia dilte kaq lehtë me përpjekjen e tij për të parandaluar që ky ligj jo kushtetues të mos kontestohej”, deklaroi Dr Braid, i cili ka praktikuar profesionin e mjekut për gati 50 vjet.