Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Mund të duhen edhe 131 vjet deri sa bota të mbyllë hendekun gjinor

QIKA 29.6.2023

Një raport i ri nga Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se gratë nuk do të arrijnë barazi gjinore për 131 vjet të tjera.

Sipas raportit në fjalë, “Global Gender Gap 2023”, hendeku i përgjithshëm gjinor – një matje e barazisë në sferat e ekonomisë, politikës, shëndetësisë dhe arsimit – këtë vit u  zvogëlua me vetëm 0.3%.

“Përparimi i ulët në mbylljen e këtyre boshllëqeve dhe treguesit e rënies së nivelit barazisë në fusha si ekonomia përbejnë rast urgjent për veprim të bashkërenduar” shkroi në raport Saadia Zahidi, drejtoreshë menaxhuese në Forumit.

“Vitet e fundit globalisht janë shënuar nga pengesa të mëdha për barazinë gjinore, me progresin e mëparshëm të ndërprerë nga ndikimi i pandemisë Covid-19 tek gratë dhe vajzat në arsim dhe fuqi punëtore, të ndjekura nga krizat ekonomike dhe gjeopolitike”, shtoi ajo.

Sipas matjeve të Forumit, disa nga vendet që shënuan më së shumti progres në mbylljen e hendekut gjinor janë Islanda, Norvegjia, Finlanda, Zelanda e Re e Suedia.