Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ndërkombëtarët bëjnë thirrje për ndaljen e dhunës seksuale gjatë luftës në Tigray

QIKA 25.6.2021

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark dhe autorja nga Zimbabwea, Tsitsi Dangarembga janë nënshkrueset e dy letrave që kërkojnë veprim ndërkombëtar pas raporteve tronditëse të dhunës seksuale në Tigray.

Në njërën letër më shumë se 50 gra me origjinë afrikane bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe shprehin tmerr duke raportuar se gratë dhe vajzat afrikane janë “edhe një herë viktima” të dhunës dhe përdhunimit në luftë.

Një letër tjetër e nënshkruar nga Clark, nga ish sekretarja e zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar Hilary Benn, nga Caroline Lucas dhe më shumë se 60 aktivistë, i bën thirrje këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara të krijojë një gjykatë për të hetuar pretendimet e dhunës seksuale në rajonin verior të Etiopisë “si një krim lufte, një krim kundër njerëzimit, ose një akt konstituiv i gjenocidit ”.

“Dështimi nga bashkësia ndërkombëtare për të vepruar do të prishte përparimin e bërë deri më tani në eliminimin e dhunës seksuale në konflikt,” shkruhet në letrën e hapur, nënshkruesit e së cilës përfshijnë më shumë se 30 organizata nga Tigray dhe diaspora. “Kjo do t’u jepte një dritë jeshile regjimeve që vendosin këtë armë barbare të luftës. Dhe do të ishte një tradhti ndaj grave të Tigray, guximin e së cilave e përshëndesim”, shtohet në letër.

Lufta shpërtheu në Tigray në 4 nëntor të vitit të kaluar kur kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed dërgoi trupa për të përjashtuar qeverinë rajonale të Frontit të Çlirimit të Popullit Tigray.

“Gjuha e përdorur nga sulmuesit e bën të qartë se këto nuk janë sulme të rastit. Ato janë në shënjestër të grave për shkak të përkatësisë së tyre etnike, sepse ato janë Tigrajane, me qëllim për t’i bërë ato jopjellore. Sulmet janë pjesë përbërëse e konfliktit ”, lexohet në njërën nga letrat.

Këtë fundjavë, aktivistët po fillojnë një fushatë në mediave sociale duke përdorur hashtags #endsexualviolenceintiyray #endrapeinwar dhe #believeblackwomen, (#ndalonidhunënseksualenëtirani #ndalonipërdhunimetnëluftë #besojunigravetëzeza) dhe po organizojnë një konferencë në internet mbi dhunën seksuale gjatë luftës në të gjithë botën.