Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ndërrohet emri i Komisionit për të Drejtat e Njeriut për të përfshirë edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

QIKA 17.6.2021

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazisë Gjinore, Personave të Pagjetur dhe Peticioneve, tani do ti shtohet edhe pjesa për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, raporton Insajderi.

Për riemërimin e këtij komisioni kanë votuar pro 84 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ky është një hap tejet i rëndësishëm për të mbijetuarit e dhunës seksuale që është ushtruar mbi rreth 20,000 persona gjatë luftës.

Deputetet Tinka Kurti dhe Vasfije Krasniqi kanë mbështetur këtë vendim duke shprehur se është mëse e nevojshme që të njihet dhimbja dhe sakrifica e këtyre personave. Ato u bënë thirrje edhe deputetëve të tjerë për të përkrahur këtë propozim.