Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Mbretërinë e Bashkuar e drejta për të kërkuar orar fleksibil nuk ipet për gjysmën e nënave që punojnë

QIKA 18.10.2021

Sipas një sondazhi, gjysma e nënave që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk marrin orarin fleksibil që kërkojnë, ndërsa ato që punojnë me orar fleksibil përballen me diskriminim. Anketimi i pothuajse 13,000 nënave i kryer nga Kongresi i Sindikatave të Tregtisë (TUC) dhe grupi i fushatës Nëna Pukka zbuloi se një në çdo dy prej nënave i ishte refuzuar një kërkesë për orar fleksibil ose ishte pranuar vetëm pjesërisht nga punëdhënësi i tyre aktual.

Frances O’Grady, sekretarja e përgjithshme e TUC, tha se sondazhi ekspozoi dështimin e sistemit, me “të drejtën ligjore për të kërkuar” orar fleksibil që tashmë ishte prezente për dy dekada. “Sistemi aktual është i prishur. Punëdhënësit kanë ende pushtet të lirë për të refuzuar kërkesat për orar fleksibil dhe gratë kanë shumë frikë të kërkojnë këtë orar në intervistat e punës, nga frika se mos diskriminohen”, tha ajo.

Sondazhi zbuloi se 86% e grave që punonin me orar fleksibil thanë se ishin përballur me diskriminim dhe disavantazh në punë, dy në pesë (42%) thanë se do të kishin frikë nga diskriminimi nëse pyesnin për orar fleksibil në një intervistë pune dhe e njëjta përqindje thanë se ishin të shqetësuara në lidhje me reagimin e punëdhënësit të tyre nëse ata kërkonin orar fleksibil.

Muajin e kaluar Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale propozoi njoftimin e së drejtës për të kërkuar orar fleksibil që nga momenti kur dikush fillon një punë dhe duke i detyruar kompanitë “të mendojnë se çfarë alternativash mund të ofrojnë”.

Anna Whitehouse, themeluesja e Nënës Pukka, tha se e la punën pasi kërkoi të fillonte punën 15 minuta më herët në mënyrë që të merrte fëmijën e saj nga çerdhja dhe u refuzua sepse punëdhënësi i saj nuk donte të “hapte portat ” për të tjerët që kërkojnë fleksibilitet.

“Puna fleksibile është vendosur në tryezën e Whitehall, por në vitin 2021, 50% të nënave që punojnë ende u refuzohen kërkesa. E drejta ligjore për orar fleksibil duhet të vihet në dispozicion që nga fillimi, nëse vërtetë duam të ndryshojmë përfundimisht këtë sistem të vjetërsuar dhe diskriminues”, tha ajo.