Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Prishtinë u protestua për sigurinë e grave dhe vajzave

QIKA 16.4.2024

Nën sloganin “Siguri për vajzat dhe gratë”, dje në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në shenjë revolte për vrasjen e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti në institucionin e Qendrës për Punë Sociale në komunën e Ferizajt.

Protestueset/it kërkuan drejtësi për 21-vjeçaren, vikimat e tjera të femicidit dhe hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë.

Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar tek Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria, ku aktivistet/ët lanë mbishkrime: “Gratë ndërtojnë shtetin, shteti vret gratë”.