Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Nesër protestohet në Ferizaj për vrasjen e 18 vjeçares

QIKA 23.8.2021

Nesër (24.08.2021), do të mbahet protestë pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional. Ky rast, sikundër rastet e mëhershme të vrasjes së grave, nuk është rast i izoluar. Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mblidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.

Kjo protestë ka disa kërkesa konkrete:

1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë

2. Dënim maksimal për vrasësit;

3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;

4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Protesta u organizua nga: Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Artpolis – Art and Community, Kosova Women’s Network dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Për detaje më të hollësishme vizitoni linkun për protestën: https://www.facebook.com/events/201457645348814/?ti=ls